Njeriu që ngriu fytyren e Ederson dhe sidomos Manchester Cityn, duke i dhënë Real Madridit një fitore të nje permbysje 8 minutëshe quhet Jude Bellingham, i cili nuk mori çmimin lojtari i ndeshjes por vendosi me një gol mjaft të rëndësishëm të parën nga dy ndeshjet mes dy gjigantëve në play-off të Champions League, me rezultatin përfundimtar 3-2 në stadiumin Etihad.
Mesfushori anglez i Merengues foli për Amazon Prime pas ndeshjes: “Ishte një lojë e çuditshme. Ne luajtëm disa nga momentet tona më të mira të sezonit dhe përfunduam ne disavantazh, mendoj se po luanim mirë dhe po krijonim shumë. Ne ishim gjithmonë të sigurt gjatë gjithë lojës se diçka do të ndodhte në favorin tonë.”
Për Cityn në urgjencë: “Nuk më intereson se në çfarë forme është City, ata janë ende një ekip i jashtëzakonshëm. Është gjithmonë e vështirë të luash kundër tyre dhe në fund ne shfrytëzuam rastin në fund.”
Sa e rendesishme eshte qe shkojne në ndeshjen e kthimit me një avantazh prej një gol: “Është gjithmonë mirë të marrësh epërsinë në shtëpi dhe jam i sigurt se Bernabeu do të na mbështesë. Duket sikur ka ulje dhe ngritje në këto ndeshje me eliminim direkt. Nuk ka të bëjë vetëm me menaxhimin e lojës, ka të bëjë edhe me taktikat dhe aspektet fiziologjike.”
Për golin e tij të fitores: “Unë vazhdova të vrapoj në rast se Vini do ta nxirrte topin jashtë, është e rrallë që ai ta bëjë këtë, por ma ndjeu pak dhe ndodhi. Per fat isha aty dhe kisha ndjekur aksionin. Performanca jonë e meritoi fitoren.”
The post Bellingham tregon sprintin final: “Vini nuk gabon nga aty por sikur ma ndjeu…” appeared first on Telesport.
