Gola, 3 penallit, emocione, raste te humbura, gafa, gabime dhe befasi finale! Benfica-Barcelona ka dhuruar nje mbremje te cmendur dhe ne fund ka ardhur fitorja e gjashte ne Champions per katalanasit qe shkojne keshtu 18 pike ne renditje, direkt pas Liverpool.
Pjesa e parë ka qenë horror për Barcelona-n. Pas vetëm 2 minutash, vendasit shënuan me Pavlidis që gjeti devijimin e duhur brenda zone. Por Lewandowski barazoi gjithçka pas penalltisë së fituar nga Balde me VAR.
Por, aty nis një 7 minutësh horror për portierin Scesczny, i cili në fillim bën një dalje aventureske duke tronditur Balde dhe duke i hapur rrugën golit të Pavlidis dhe më pas shkakton penalltinë për hat-trick-un e sulmuesit grek të ekipit portugez. Edhe pse shpërdoruan disa raste, katalanasit u dukën shumë të brishtë në mbrojtje.
Në pjesën e dytë, Benfica iu afrua edhe dy herë të tjera golit, teksa Barcelona provoi por gjithashtu nuk u tregua cinike para porte, por ishte një gafë e pafalshme e Trubin që riktheu në lojë ekipin e Flick.
Portieri goditi topin nga porta e tij te koka e Raphinhas dhe sfera u kthye fort drejt portës së Benfica-s duke dhuruar një gol nga hiçi. Por atehere kur dukej sikur do te rihapej, mbremja “horror” per katalanasit nuk u ndal dhe Araujo devijoi nje top ne porten e tij per nje autogol qe tronditi edhe me shume ekipin e Flick.
Megjithate, Yamal fitoi nje penallti te cilen Lewandowski e shnderroi ne gol. Ndeshje totalisht pa asnje mbrojtje dhe gabime amatore. Barcelona qe me pas gjeti golin me koke nga Eric Garcia por permbysja do te plotesohej ne shtese kur nje kundersulm i shpejte i Raphinha solli golin e dyte te brazilianit sonte pasi Di Maria kishte humbur perballe Scezscnit nje rast te paster per gol.
Polemika pafund per vendasit qe kerkuan nderhyrjen e VAR per nje episod brenda zone por arbitri kryesor akordoi golin duke mbyllur keshtu nje nga ndeshjet me te cmendura te Champions League vitet e fundit.
The post Benfica-Barcelona si filmat “fantashkencor”: 9 gola, përmbysje spektakolare, 3 penallti, dy gafa portierësh dhe 1 autogol (VIDEO) appeared first on Telesport.
