Pas përfundimit të detyrës si trajner i Panathinaikos, Rafa Benítez ka vendosur të bëjë një pauzë të përkohshme nga pankina, por jo nga futbolli. Ai do të jetë në Budapest për të ndjekur finalen e Champions League mes PSG dhe Arsenalit.
Duke folur për dy trajnerët, ai tha: “Çfarë kanë më shumë se të tjerët? Para së gjithash niveli i njohurive. Më pas aftësia për t’u përshtatur, që ka qenë edhe një karakteristikë e karrierës sime në Premier League dhe Serie A”.
Benítez vlerësoi edhe trajnerë të tjerë spanjollë si Guardiola, Emery, Iraola dhe Fàbregas, duke theksuar dominimin e tyre në kampionate të ndryshme. Për finalen tha: “Më bie në sy intensiteti i PSG-së dhe strategjia e Arsenalit te goditjet standarde. Faktor i rëndësishëm është se Luis Enrique dhe Arteta kanë pasur kohë për të implementuar idetë e tyre”.
Për lojtarët vendimtarë ai përmendi Kvaratskhelia dhe Saka në sulm (nëse rikuperohet), Vitinha dhe Declan Rice në mesfushë, si dhe Gabriel te topat e ndalur. Ai shtoi se mund të jetë një finale me shumë gola, pasi Champions-i po shkon në këtë drejtim.
The post Benitez për finalen PSG–Arsenal: Dy trajnerët e kanë pasur këtë më shumë se të tjerët, Kvara vendimtar appeared first on Telesport.
