Karim Benzema vazhdon të jetë një kafshë në zonë. Sulmuesi francez shpëtoi skuadrën e tij në kohën shtesë të çerekfinaleve të Kupës së Mbretit kundër Al Hilal dhe, me një dopietë, e çoi skuadrën e tij në penallti aty ku gardiani Rajkovic u bë hero.

Ish-lojtari i Real Madridit zhbllokoi rezultatin ne 0-1 për Al Ittihad dhe në kohën shtesë e përsëriti duke mundur Bono me një tjetër gol të mrekullueshëm për të barazuar 2-2 dhe për ta dërguar duelin në lotarine e penalltive. Golat e Al-Hilal u shënuan Salem dhe Marcos Leonardo. Në atë raund, portieri serb ndaloi tre penallti perballe Kanno, Marcos Leonardo dhe Malcom për ta vendosur ekipin e tij në gjysmëfinale… dhe si favorit kryesor.

Së bashku me Al Ittihad, lider në ligën saudite dhe kandidati numër një për titullin e kupës, Al Shabab, Al Raed dhe Al Qadsiah, të trajnuar nga Míchel dhe që ka Nacho dhe Aubameyang si yje kryesorë, do të jenë në gjysmëfinale. Ky do të ishte pikërisht rivali më i vështirë për skuadrën e drejtuar nga Karim Benzema.

Për sa i përket Mario Mitajt, ai qëndroi në fushë 106 minuta, ndërkohë që u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 32-të.

GOLI I BENZEMA – VIDEO

GOLI I BENZEMA – VIDEO

The post Benzema nuk fal, gola fantastikë! Al-Ittihad eliminon Al-Hilal, feston edhe Mitaj (VIDEO) appeared first on Telesport.