Dyfish fitore për Bernardo Silva, të dielën në mbrëmje. Anësori portugez festoi kualifikimin në gjysmëfinalen e “Nations League” dhe njëkohësisht 100 paraqitje me fanellën e kombëtares. “Është shumë speciale ta përfaqësosh vendin dhe kombëtaren tonë, sot për herë të 100-të, një moment vërtet i veçantë.
Është edhe më e bukur që këtë përvjetor ta festoj me arritjen në ‘Final Four’. Më e rëndësishmja për ne ishte që të bënim një paraqitje të madhe dhe të pozicionoheshim sërish për të luftuar për një trofe.
Ky ishte qëllimi ynë kryesor, më shumë sesa të luanim një ndeshje perfekte teknikisht apo taktikisht. E dimë që kemi bërë nportjë paraqitje të dobët në Danimarkë, por po ashtu e dinim se ata nuk do të ndiheshin rehat këtu. Donim që edhe ata të provonin të njëjtat vështirësi që patëm ne atje”.
Për kritikat: “Futbolli është i mbushur me pasion. Ata që janë në këtë sport prej vitesh, si unë, si Cristiano, si trajneri ynë, e dinë se kur fitojmë jemi më të mirët në botë, por po të humbasim të nesërmen, jemi më të këqijtë. Nuk ka rrugë të mesme. Pavarësisht se kush do të jetë presidenti ynë, ne do të luftojmë deri në fund me trajnerin tonë”.
Për ciklin e ri në dederatë: “Fernando Gomes (ish-presidenti i FPF) ka bërë një punë të madhe. Gjatë viteve të tij kemi fituar shumë trofe me kombëtaren, ka qenë gjithmonë një figurë e rëndësishme. Tani kemi një president të ri, Pedro Proença, i cili ka qenë një mbështetje e jashtëzakonshme për ne. Objektivat tanë mbeten të njëjtë”.
The post Bernardo Silva bëhet “mister 100” me Portugalinë: Sa bukur ta festoja këtë përvjetor me ‘Final Four’ appeared first on Telesport.
