Janë luajtur takimet e javës së 4-t të Superligës në basketboll për meshkuj, ku sërish në krye të renditjes janë Besëlidhja dhe Apolonia me pikë të plota. Kampionët lezhjanë fituan thellë 124-76 ndaj Pogradecit në “Asllan Rusi”.
Ndeshje e komanduar nga Besëlidhja, që u shkëput nga perioda në periodë. Edmonds me 22 pikë ishte shënuesi më i mirë për kampionët, ndërsa 29 pikët e Taylor për pogradecarët mbetën vetëm për statistikë.
Apolonia, falë 24 pikëve të Campbell dhe 22 pikëve të Bate, mundi pa sbhumë probleme Flamurtarin me rezultatin 98-57. Nuk zhgënjen as Skënderbeu, që në fushën e tij mposhti 122-93 Elbasanin, ndeshje ku 4 lojtarë të ekipit korcar realizian mbi 20 pikë.
Një fitore të vështirë korri Tirana, që në fund mundi 72-69 ndaj Vllaznisë, dy skuadra pretendente për titull këtë sezon. Një ndeshje e ekuilibruar shumicën e kohës, ku për bardheblutë u dallua Massie me 26 pikë.
Jashtë fushe fiton Teuta, që mundi 75.71 Partizanin, me të kuqtë që janë ende në fund të renditjes pa asnjë fitore. Triumf me përmbysje për durrsakët, ku Gorea realizoi 19 pikë e 12 rebound, ndërsa 49 pikët e dyshes Davis-Austin për të kuqtë mbetën për statistikë.
Superliga-Meshkuj, java e 4-t
Apolonia – Flamurtari, 98-57
Tirana – Vllaznia, 72-69
Besëlidhja – Pogradeci, 124-76
Partizani – Teuta, 71-75
Skënderbeu – Elbasani, 122-93
Fieri Basket – Kamza Basket, 27 tetor
Renditja: Besëlidhja 8 pikë, Apolonia 8 pikë, Teuta 7 pikë, Tirana 7 pikë, Vllaznia 6 pikë, Skënderbeu 6 pikë, Kamza Basket 5 pikë, Fieri Basket 5 pikë, Elbasani 5 pikë, Partizani 5 pikë, Pogradeci 4 pikë, Flamurtari 4 pikë.
The post Besëlidhja e Apolonia ende të pamposhtura kryesojnë Superligën, fitore të vështira për Tiranën e Vllazninë appeared first on Telesport.

