Një situatë e paprecedentë është ajo që po ndodh mes Milot Rashicës dhe Besiktas. Klubi turk i ka kërkuar yllit të Kosovës të largohet dhe e ka hequr nga lista e lojtarëve për Superligën turke.

Për gjithë këtë situatë që po kalon lojtari i tij, ka reaguar ashpër menaxheri i lojtarit, Altin Lala. Ky i fundit në një intervistë për Koha.net, ka akuzuar ashpër Besiktas dhe tregon që po silelt si një klub amator.

“Po tregohen super amatorë, pasi vijnë tre ditë para se të mbyllet merkato dhe na thonë të gjejmë ekip. Kanë pasur kohë të mjaftueshme për të na informuar dhe që ne të shikonim për ekipe të tjera. Zgjidhja e kontratës mund të bëhej shumë lehtë. Kanë bërë zgjidhje të kontratave me disa lojtarë. Kanë paguar 50 % të pagës në letër, te rasti i Rashicës nuk pranojnë të paguajnë më shumë se 10-15 %.

Nëse dëshiron të heqësh lojtarin, nuk mundesh, prandaj nënshkruhen kontratat katër apo tre vjet. Është një sjellje skandaloze dhe mundohen nëpër mediat që i kanë të nxjerrin keq Rashicën”, tha Lala.

Në lidhje me të ardhmen e lojtarit, Lala lë të kuptohet për një transferim të mundshëm në Arabinë Saudite, pasi merkato është ende e hapur atje, deri të dielën.

The post Besiktas i kërkon Rashicës të largohet nga klubi, reagon ashpër Altin Lala: Janë amatorë appeared first on Telesport.