Besim Nebiu analist politik në Daily Click në TV21, foli edhe për besueshmërinë e Gjykatave në vend. Nebiu tha se në vendin tonë qytetarët besojnë në gjykata vetëm 2%. Tutje, Nebiu komentoi edhe deklaratën e kryeministrit Mickoski i cili pati deklaroi se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të komentohen. Nebiu tha se vendimet e Gjykatës nuk komentohen në ato shtete ku populli beson në Gjykata.

“Gjykata në Maqedoni ka besueshmëri vetëm 2%. Në kushte të këtilla është shumë e natyrshme që të komentohet dhe të vendoset në rrafsh politik, edhe pse ato gjykatës janë zgjedhur në Parlament nga deputetët. Një pjesë e mirë e tyre ka edhe bagazh politik, edhe të gjykatësve të sotëm edhe të djeshëm, disa sot janë deputet, disa që kanë qenë politikan sot janë gjykatës kushtetues. E shoh kryeministrin thotë nuk komentohen. Komentohen. Nuk komentohen aty në ato shtete ku popullin beson në Gjykatat, dhe Gjykatat nuk janë kriju në interesa parcial politik. Aty ku është kështu, gjendje katastrofale, jo vetëm që duhet ti kritikojmë, sepse nëse nuk i kritikojmë nuk e zbërthejmë thelbin e problemit”, tha Besim Nebiu në Daily Click në TV21.