Një moment i veçantë dhe emocionues, i regjistruar në një hapësirë publike nga pianisti francez Aurélien Froissart, është bërë viral në rrjetet sociale.
Protagonistë të videos janë këngëtari shqiptar Besnik Qaka dhe vajza e tij 6-vjeçare, Una, të cilët këndojnë së bashku këngën “Die With a Smile” nga Lady Gaga dhe Bruno Mars.
Sipas videos së publikuar nga Froissart, gjithçka nisi kur Una i kërkoi pianistit të luante këngën, ndërsa më pas solli pranë pianos babanë e saj për të kënduar së bashku. Performanca e tyre është vlerësuar gjerësisht në rrjet, duke marrë mijëra reagime pozitive.
Froissart e ka cilësuar këtë moment si një nga duetet më të bukura atë-bijë, ndërsa komentuesit kanë vlerësuar veçanërisht talentin dhe natyrshmërinë e vogëlushes.

I was playing on this public piano when suddenly, this shy little girl (she’s only 6 years old!), came up to me and asked if I could play “Die With a Smile” by Lady Gaga and Bruno Mars. Watch what happened next
wait for the END when they sing together
and give them some love in the comments 
song : « Die with a smile » by Bruno Mars and Lady Gaga (arr. Dimitri Weissenberg / Aurelien Froissart)