Titulli kampion në Serie A nuk është thjesht një objektiv për Scott McTominay, i cili ka ëndërruar të fitojë një kampionat që në fëmijëri. Për skocezin objektivi ishte titulli në Premier League, por tani që ka zbritur te Napoli nuk ka mundësi më të mirë se sa të fitojë Serinë A me këtë fanellë.

Sigurisht që besoj te titulli. Ne duhet të mendojmë se mund të fitojmë çdo ndeshje, duhet të vazhdojmë të besojmë për të marrë pozicionin më të mirë të mundshëm. Kemi punuar shumë për të qenë këtu ku jemi tani. Dhe unë mendoj se diçka spektakolare mund të ndodhë ende”, tha McTominay.

Nuk duhet të kemi panik. Duhet të kuptojmë se ku jemi, çfarë po bëjmë dhe të përpiqemi të shfrytëzojmë maksimumin nga pozicioni në të cilin jemi, të ecim përpara dhe të shohim se ku na çon rruga. Nuk duhet të kemi keqardhje, por gjithmonë të ecim me kokën lart. Po punojmë shumë dhe mund të përfundojmë shumë mirë”, tha skocezi.

Pas këtyre sukseseve është dora e Antonio Conte, i cili, si zakonisht, di të nxjerrë më të mirën në lojtarët e tij: “Stërvitja është shumë e vështirë, edhe mendërisht. Por në futboll dhe në jetë nuk arrin asgjë pa punuar shumë. Dua të jem gjithmonë në krye. Sa herë që dal në fushë jap gjithçka sepse kështu jam rritur”.

Dua të jem pjesë e historisë së Napolit dhe shpresoj të jem në gjendje të tregojmë forcën tonë edhe në vitet e ardhshme. Kjo është një fanellë e veçantë dhe nder të luash këtu, në këtë qytet dhe për këta tifozë”, tha Scott McTominay.

The post “Besoj te titulli kampion në Serie A, dua të jem pjesë e historisë së Napolit” appeared first on Telesport.