Dy gjigantët e La Ligës, Real Madrid dhe Barcelona, po shqyrtojnë mundësinë e afrimit të njërit prej talenteve më premtues të Brazilit.
Bëhet fjalë për Vitao-n, qendërmbrojtësin e Atletico Mineiro, i cili ka zjguar interesimin e shumë skuadrave të mëdha, mes tyre edhe të klubeve kryesore të Spanjës, bën të ditur Marca.
18-vjeçari është nën kontratë me klubin brazilian deri në vitin 2028 dhe këta të fundit janë të vetëdijshëm që nuk do ta mbajnë dot gjatë në radhët e tyre, ndaj i kanë vendosur një klauzolë largimi 20 milionë euro.
Për Vitao-n, ka interes konkret edhe nga klubet e Premier League si Brighton dhe Everton, por padyshim që pista më e mundshme është transferimi në Madrid ose Katalonjë.
The post Betejë 20 milionë euroshe mes Real Madridit dhe Barcelonës, për yllin brazilian appeared first on Telesport.
