Piloti italian i Aprilia, Marco Bezzecchi, fitoi të dielën garën e Cmimit të Madh të Katarit në MotoGP, zhvilluar në pistën e Losail. Një garë e dominuar nga Bezzecchi, që e nisi atë nga “pole” dhe e ruajti kreun deri në fund, i pa shqetësuar nga rivalët.
Në vendin e dytë u klasifikua spanjolli Marc Marquez me Ducati, që me këtë pozicion i afrohet edhe më shumë titullit kampion për pilotë. Ai shpresonte të festonte që në këtë garë, por nuk mund të shkonte më shumë se vendi i dytë.
Në podium u ngjit edhe spanjolli i Trackhouse, Raul Fernandez (vendi 3), që u parakalua nga Marquez tri xhiro nga fundi. Vetëm i shtati spanjolli Jorge Martin me motorin tjetër Aprilia, që tashmë vetëm matematika e mban ende në garë për titullin.
Pas kësaj gare, Marquez ka 60 pikë avantazh ndaj Martin, ndërkohë që gara e radhës do të jetë në pistën e Portimao (Portugali).
The post Bezzecchi triumfon në Katar dhe shtyn festën e titullit të Marquez, spanjolli mjaftohet me vendin e dytë appeared first on Telesport.
