Nga KRRE njoftojnë se nga sonte në mesnatë do të ketë çmime të reja të derivateve të naftës, edhe atë çmimi i shitjes me pakicë të benzinës ulet për 2,50 denarë, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 98 ulet për 2,00 den/litër, transmeton TV21. Ndërkaq, çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E-V), të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) dhe të Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë.

Nga data 08.03.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95      75,00 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98         77,50 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-Е V)     72,00 (denarë/litër)

Vaj Ekstra i Lehtë 1 (EL -1)       71,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU                             43,501 (denarë/kilogram)