Panathinaikos pësoi humbjen e parë të sezonit në Euroleague. Skuadra greke befasoi me humbjen 91-81 në shtëpi ndaj Hapoel tel Aviv. Gjithsesi, grekët ndodhen në grupin e tri skuadrave që udhëheqin renditjen me nga 5 fitore e 1 humbje pas takimeve të javës së gjashtë.
Me 5 fitore është edhe skuadra tjetër greke e Olympiacos, që fitoi 105-100 në Spanjë ndaj Barcelonës, në një ndeshje spektakolare dhe me shumë emocione. Ekipi i tretë që kryeson renditjen është Fenerbahce, që mposhti në fushën e tij 74-65 Crvena Zvezda.
Në zonën play off ndodhen disa skuadra që kanë nga 4 fitore dhe që duelojnë për një kualifikim direkt në fazën cerekfinale. Ngjit shkallët Real Madrid, që mundi 111-92 Villeurbanne, ndërkohë që Paris Basketball, Armani Milano e Baskonia Gasteiz mbyllin renditjen me nga 1 fitore.
Euroleague-Raundi i 6-të
Fenerbahce – Partizan Beograd, 74-65
Valencia Basket – Maccabi Tel Aviv, 88-91
Armani Milano – Dubai Basketball, 97-101
Real Madrid – Villeurbanne, 111-92
Zalgiris Kaunas – Anadolu Efes, 70-85
Besiktas – Bayern Munich, 95-87
Crvena Zvezda – Paris Basketball, 90-81
Panathinaikos – Hapoel Tel Aviv, 81-91
Virtus Bologna – Baskonia Gasteiz, 86-78
Barcelona – Olympiacos, 100-105
The post Bie edhe Panathinaikos, tri skuadra udhëheqin Euroleague, dominojnë ekipet greke appeared first on Telesport.
