Numri i nxënësve dhe studentëve të vendosur në konviktet e arsimit fillor, të mesëm dhe në konviktet studentore gjatë vitit 2024/2025 ishte 4 889, që paraqet një rënie prej 15 për qind krahasuar me vitin paraprak 2023/2024, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë.

Të tjera: Nisin aplikimet online për akomodim në konviktet studentore, për vitin akademik 2025/2026

Gjatë vitit 2024/2025 ka gjithsej 10 konvikte për studentë dhe 19 për nxënës të shkollave fillore, të mesme dhe shkollave të mesme fetare. Janë akomoduar 52 nxënës  të shkollës fillore, 1 693 nxënës të shkollës së mesme, 35 nxënës të shkollës fetare ortodokse,  94 nxënës të shkollës fetare islame dhe 3 144 studentë.