Në një konferencë të fundit për shtyp, trajneri i Uruguajit, Marcelo Bielsa, ka reaguar edhe për “zhurmën” e krijuar për lënien jashtë Kupës së Botës, të Luis Suarez.
Fillimisht, në shtator të vitit 2024, Luis Suarez mori vendimin për t’u tërhequr nga kombëtarja e Uruguajit, për t’ju lënë hapësirën e nevojshme të rinjve. Ndërkohë, në prill të këtij viti, api derën për rikthimin e tij te Celeste, duke deklaruar se nuk do të refuzonte kurrë të ishte pjesë e skuadrës së Kupës së Botës.
Megjithatë, sulmuesi 39-vjeçar është lënë jashtë listës së Uruguajit nga trajneri Bielsa. Nuk kam probleme me Suárez. Zgjodha Darëin Núñez, Federico Viñas dhe Rodrigo Aguirre. Të gjitha vendimet që merr dikush mund të jenë të gabuara, por unë nuk udhëhiqem nga asgjë tjetër përveç asaj që e konsideroj më të mirën për suksesin sportiv të skuadrës”, tha shkurt Bielsa, kur u pyet për këtë çështje.
The post Bielsa zbulon arsyen e vërtetë pse nuk e la Suarez jashtë Kupës së Botës appeared first on Telesport.
