Katër platformat e Metas, Facebook, Messenger, Instagram e WhatsApp kanë pësuar ndërprerje të përkohshme gjatë pasdites të së premtes.
Përdorues nga e gjithë bota kanë raportuar për probleme me kyçje në katër rrjetet sociale.
Shërbimet janë rikthyer pas disa minutash.
Ende nuk është e qartë se çka e ka shkaktuar problemin.
