Arta Bilali-Zendeli nga BDI tha se, përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe nuk i është dhuruar shqiptarëve por e kanë fituar dhe shtoi se, të drejtat e dhuruara do t’i mbrojnë, nëse është nevoja edhe ashtu siç i fituan, përcjell TV21.

“E drejta e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe nuk na u dhurua, atë e fituam vetë. E të drejtat e fitua nuk do të lejojmë t’i humbasim pavarësisht se sa dëshiron dikush. Ne do t’i mbrojmë të drejtat tona, përfshirë edhe përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe nëse e do nevoja, ashtu edhe siç e fituam atë të drejtë”, tha arta Bilali-Zendeli.