Bileta pa pagesë: FFM-ja hap stadiumin për ndeshjen e radhës në Shkup

Në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup do të jenë dyert e hapura për të gjithë tifozët, pasi Federata e Futbollit të Maqedonisë vendosi që të jenë gjithë biletat falas, transmeton Portalb.mk.

“Në Arenën “Todor Proeski”, skuadra jonë më e mirë do të luajë një ndeshje kontrolluese kundër Letonisë.. Federata e Futbollit e Maqedonisë (FFM) njofton publikun se hyrja në këtë ndeshje do të jetë falas për të gjithë tifozët”, njoftoi Federata, duke falënderuar tifozët për mbështetjen e tyre gjatë këtij viti.

Kjo do të jetë ndeshja e fundit e Maqedonisë së Veriut për këtë vit në Shkup. Ndeshja do të luhet të enjten (13 nëntor) duke filluar prej orës 18:00.

“Të gjithë ata që kanë blerë tashmë një biletë për këtë ndeshje do të marrin një biletë falas për ndeshjen e radhës në shtëpi, pavarësisht nëse është një ndeshje play-off për kualifikimin në Kupën e Botës apo një ndeshje e një natyre tjetër”, premtoi Federata.