Biznesmeni turk mashtron 57-vjeçarin nga Tetova për 18 mijë euro

Më datë 23.10.2025 në ora 19:50 në SPB Tetovë, një mashkull 57-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka denoncuar se është mashtruar nga Xh.D. nga Turqia për shumën prej 18.000 euro. Sipas denoncimit, Xh.D. është pronar i një firme për montimin e ashensorëve në objekte banimi, ka qëndrim të regjistruar në adresën e tij dhe në shtator të vitit 2025 janë marrë vesh që të punojnë së bashku, gjegjësisht të importojnë pelet për ngrohje nga Turqia.

Siç është denoncuar, ai e ka keqpërdorur dhe ia ka marrë paratë në tri raste me pretekstin e një porosisë, por më pas ka zbuluar se i njëjti e ka shitur menjëherë në një vend tjetër dhe nuk ka mundur ta kontaktojë në telefonat e tij celularë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.