Sulmuesi i Real Madrid, Yan Diomande, ishte heroi për “los blancos” në ndeshjen e fundit në La Liga. Ai shënoi golin e fitores në ndeshjen kundër Villarreal në “Bernabeu”, në fitoren 1-0 të Real, që e mbylli me 10 lojtarë.
Ai foli për mediat, duke komentuar këtë gol të parë të tij me fanellën madrilène: “Ishte një ndeshje e shkëlqyer. Ne luajmë gjithmonë për të fituar dhe ia dolëm mbanë. Jam i lumtur për fitoren dhe golin tim të parë këtu.”
“Atmosfera në “Bernabeu është gjithmonë fantastike, një kënaqësi të luash këtu. Është stadiumi më i bukur në botë dhe klubi më i madh. Ndiej gjithmonë një emocion të madh kur luaj këtu“, tha Diomande.
Për golin e parë me fanellën “los blancos”, ai tha: “Jam i lumtur. Kam kohë që e pres këtë gol. Jam i kënaqur, si për veten ashtu edhe për ekipin. Në atë pozicion, mendoj se e vetmja mundësi ishte të kontrolloja topin, të kthehesha dhe të gjuaja.”
“Tani është ndeshja e Champions League kundër Roma. Jam vërtet i emocionuar që do të luaj në Champions League. Është ëndrra e çdo fëmije dhe jam mirënjohës që mund të luaj në të me Real Madrid“, tha Yan Diomande.
The post Blerja surprizë e verës e “bën sefte”, Diomande: Kam kohë që e pres këtë gol të parë me Real appeared first on Telesport.
