Boksierja algjeriane Imane Khelif, fituese e medaljes së artë në Lojërat Olimpike të Parisit verën e kaluar, nuk do të mund të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit për Femra, i cili do të mbahet në Nish të Serbisë, nga 8 deri më 16 mars. Vendimi është marrë nga Shoqata Ndërkombëtare e Boksit.
Sipas Shoqatës, “ai nuk i plotëson kriteret e pranueshmërisë për shkak të niveleve tepër të larta të testosteronit”. Kështu, Khelif është kthyer në qendër të polemikave 8 muaj nga Olimpiada. Gjinia e tij përkufizohet si ‘intersex’, që do të thotë i prekur nga hiperandrogjenizmi, një prodhim i tepruar i hormoneve mashkullore, duke përfshirë testosteronin.
Kjo krijon polemika dhe kritere të ndryshme vlerësimi. Ashtu si ato mes Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) që kryeson Olimpiadën dhe e lejon pjesëmarrjen e saj dhe IBA-së, që drejton Kampionatin Botëror të Boksit dhe e përjashton atë, siç ndodhi edhe një vit më parë.
Sekretari i Përgjithshëm dhe CEO i IBA, Chris Roberts nga Serbia tha: “Imane Khelif nuk ka të drejtë për Kampionatin tonë Botëror, ajo nuk i plotëson kriteret e pranueshmërisë. Rregulloret tona teknike shprehin qartë kërkesat dhe kriteret për ngjarjen. Ne kryejmë teste të rastësishme të përshtatshmërisë gjinore dhe do t’i kryejmë ato gjatë Kampionatit Botëror“.
The post Boksierja transgjinore që mori të artën në Olimpiadë nuk lejohet të garojë në Botëror appeared first on Telesport.
