Pas eliminimit nga Champions League, Juventus rrezikon shumë të mbetet jashtë këtij kompeticioni për sezonin e ardhshëm. Në rast se Juventus ia del të kualifikohet në Champions League, atëherë edhe merkato do të jetë cilësore.
Luciano Spalletti që me siguri do të konfirmohet si trajner i bardhezinjve edhe për sezonin e ardhshëm, ka kërkuar një përforcim “big” në sulm. Duke qenë se Dusan Vlahovic nuk ka rinovuar kontratën dhe mund të largohet si lojtar i lirë, alternativat e tjera si Jonathan David dhe Lois Openda kanë rezultuar dështim i plotë, Juventus ka si objektiv parësor transferimin e Victor Osimhen, bën të ditur “Calciomercato”.
Edhe gjatë përballjes në Champions League dhe pas eliminimit të Juventusit pikërisht nga Galatasaray, Osimhen ka shprehur publikisht pëlqimin dhe respektin për bardhezinjtë. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” janë gati të paguajnë deri 100 milionë euro për sulmuesin nigerian, por largimi i tij nga Galatasaray, të paktën këtë verë, duket i pamundur.
The post Boll më me transferime të ulta, Juventus gati të bëjë “çmendurinë” në merkato. 100 mln euro për një super sulmues appeared first on Telesport.
