Bologna dhe Juventus janë ndarë në barazim 1-1 në sfidën e luajtur në “Renato Dall’Ara”. Bardhezinjtë e nisën shumë mirë takimin, duke gjetur golin me Khephren Thuram në minutën e 9-të. Francezi dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë.

Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Juventusin. Bologna barazon shifrat 1-1 në minutën e 53-të me Freuler, pas një aksioni të gjatë. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Pas kësaj pike, Juventus rimerr vendin e katërt, por me pikë të barabarta, 63, sa Roma dhe Lazio.

Ndërsa Bologna renditet në vendin e 6-të me 62 pikë. Kur duhen edhe 3 javë nga fundi i sezonit, Juventus, Roma, Lazio dhe Bologna do rivalizojnë mes tyre për vendin e katërt, që është bileta e fundit për Champions League për sezonin e ardhshëm.

SHIKOGOLAT

The post Bologna dhe Juventus mjaftohen me nga një pikë, “festojnë” Roma dhe Lazio (video) appeared first on Telesport.