Bosnjë-Hercegovina është kualifikuar në Botëror pasi ka eliminuar Italinë pas penalltive në finalen e plejofit që u luajt në Tuzla të martën mbrëma.
Koha e rregullt përfundoi baras 1:1. Por në penallti, vendasit u treguan më të saktë duke fituar 4:1.
Bosnja barazoi në minutën e 80-të me Tabakoviq.
Në penallti, fitoi 4:1.
Është hera e dytë që Bosnja do të luajë në Botëror. Për Italinë, është Botërori i tretë me radhë ku nuk do të marrë pjesë.
