Kupa e Botës 2026 hyn në fazën më të nxehtë. Me golin e Arias në minutën e 14-të, Kolumbia eliminoi Ganën dhe plotësoi përfundimisht çiftet e 1/8 finale. Faza me eliminim direkt nis që sot me sfidën Kanada–Marok, ndërsa më vonë do të luhet edhe Paraguaji–Franca. Tashmë është kompletuar përfundimisht tabloja e 1/8 finale të Kupës së Botës 2026. Më 8 korrik nuk do të ketë ndeshje, ndërsa nga 9 korriku do të nisin çerekfinalet.

Për të plotësuar çiftet e fazës me eliminim direkt mungonte vetëm fituesi i përballjes mes Kolumbisë dhe Ganës. Siç pritej, triumfuan kolumbianët, të cilët fituan 1-0 falë një goli të shënuar që në minutat e para. Edhe pse realizoi vetëm një gol, skuadra e Néstor Lorenzos konfirmoi se është shumë solide dhe mund të shndërrohet në surprizën e këtij Botërori.

Pasi e mbylli Grupin K në vendin e parë, përpara Portugalisë, Kolumbia ka arsye të besojë te një rrugëtim i gjatë. Përballja e radhës me Zvicrën pritet të jetë plotësisht e hapur. Ja programi i plotë i 1/8 finale (sipas orës shqiptare):

E shtunë, 4 korrik
🕖 19:00 – Kanada – Marok
🕚 23:00 – Paraguaji – Franca

E diel, 5 korrik
🕙 22:00 – Brazil – Norvegji

E hënë, 6 korrik
🕑 02:00 – Meksikë – Angli
🕘 21:00 – Portugali – Spanjë

E martë, 7 korrik
🕑 02:00 – SHBA – Belgjikë
🕕 18:00 – Argjentinë – Egjipt
🕙 22:00 – Zvicër – Kolumbi

 

The post Botërori 2026, të gjitha ndeshjet e 1/8 finale. Gjithçka nis me Kanada-Marok, ja programi i plotë appeared first on Telesport.