Kupa e Botës është gati të fillojë në Amerikën e Veriut, me më shumë premio për ekipet pjesëmarrëse se kurrë më parë. Pas takimit të këshillit të FIFA-s, në Vankuver, në prill, kontributi financiar u rrit nga 727 milionë dollarë fillestarë në 871 milionë dollarë, dyfishi i edicionit të Katarit.
Bonuset e kualifikimit u rritën gjithashtu. Kjo shumë do të shpërndahet si premio midis 48 vendeve pjesëmarrësve. Ekipet kombëtare të kualifikuara kanë të drejtë për 10 milionë dollarë secila dhe, në përgatitje për Kupën e Botës, do të marrin 2.5 milionë dollarë shtesë për ekip.
Kjo nuk është e gjitha: Siç njoftoi FIFA, 16 milionë dollarë shtesë do t’u shpërndahen ekipeve. Kjo shumë mbulon shpenzimet e delegacionit dhe rritjen e shitjeve të biletave. Kjo e çon shumën totale të çmimit në 871 milionë dollarë. Por si shpërndahen të ardhurat për secilin pozicion të arritur në Kupën e Botës? Ja ndarja:
Kombëtaret e renditura 33-48
Premio: 9 milionë dollarë secili
Kombëtaret e renditura 17-32
Premio: 11 milionë dollarë secili
Kombëtaret e renditura 6-11
Premio: 15 milionë dollarë secili
Kombëtaret e renditura 5-8 (çerekfinalistët)
Premio: 19 milionë dollarë secili
Vendi i 4-t
Premio: 27 milionë dollarë
Vendi i 3-të
Premio: 29 milionë dollarë
Vendi i dytë
Premio: 33 milionë dollarë
Ekipi kampion
Premio: 50 milionë dollarë
The post Botërori: Ja sa do të arkëtojë ekipi fitues dhe si do të ndahen të ardhurat mes 48 shteteve pjesëmarrëse appeared first on Telesport.
