Bradley Barcola ishte një nga transferimet më të bujshme të verës që lamë pas. Liverpool pagoi 123 milionë paundë për kartonin e 24-vjeçarit, i cili deri tani nuk la lënë asnjë gjurmë te të kuqtë. Asnjë gol, asnjë asist.
Madje, deri tani është neutralizuar pa asnjë problem nga mbrojtësit kundërshtarë. Liverpool e transferoi francezin për të bërë diferencën në sulm. Në një reagim për Sky Sports pas humbjes së djeshme të Liverpool 0-3 ndaj Man. City, Barcola shpjegoi saktësisht se me çfarë po haset në Angli, duke zbuluar arsyen pse nuk shhkëlqen ende te të kuqtë.
“Liga franceze është fizike, por këtu do të thoja se është më fizike për sa i përket vrapimit. Ndeshjet janë të shpejta dhe të hapura nga të dyja palët, niveli është shumë i lartë, por pikërisht për këtë kam ardhur këtu; është një sfidë e re për mua”, tha Barcola.
Në anën tjetër, shtypi britanik është treguar i pamëshirshëm ndaj francezit, ku kritikat për formën e tij kanë qenë të shumta.
The post Bradley Barcola thyen heshtjen dhe zbulon sekretin që fshihet dështimit të tij te Liverpool appeared first on Telesport.
