Ish-kryeministri, ish presidenti dhe ish kreu i LSDM-së, Branko Crvenkovski, shkaktoi reagime në publik pasi në rrjetet sociale u shfaqën fotografi të tij në shoqërinë e anëtarëve të VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM-it. Crvenkovski, i cili është tërhequr nga jeta publike dhe politike për vite me radhë, është fotografuar në Ohër në të njëjtën tavolinë me kryetarin aktual të komunës dhe kandidatin për një mandat tjetër Kirill Pecakov nga VMRO-DPMNE dhe deputetin Sashо Donev. Kreu aktual i partisë Venko Filipçe, nuk komentoi shumë fotografinë. Ai u përgjigj shumë shkurt në pyetjen e gazetarëve.

“Sa i takon fotografisë që doli në mediat sociale të kryetarit të mëhershëm të LSDM-së, Branko Cërvenkovski, unë mundem vetëm ta citoj kreun e mëhershëm Cërvenkovskin dhe ajo është “ose jo LSDM, ose nuk je”, deklaroi Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së. /Alsat.mk

The post Branko Crvenkovski, shkaktoi reagime në publik pasi në rrjetet sociale u shfaqën fotografi të tij në shoqërinë e anëtarëve të VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM-it appeared first on Alsat.