Historia duket se po përsëritet. Shorti i Botërorit 2026 ka vendosur përballë Brazilin dhe Japoninë në fazën e 1/16-ve, një duel që iu ka kujtuar menjëherë tifozëve filmin e animuar legjendar “Holly dhe Benji”.

Në veprën e krijuar nga Yoichi Takahashi, Japonia përballet me Brazilin, vendin simbol të futbollit dhe ëndrrën e protagonistit Holly (Tsubasa Ozora), në finalen e Botërorit U-20, duke triumfuar. Gati 4 dekada pas transmetimit të parë të këtij animimi, kjo përballje bëhet realitet edhe në futbollin e vërtetë.

Photo by RiNNE on June 26, 2026. May be an image of ‎football, soccer, poster and ‎text that says '‎Otaku News JAPAN WILL FACE BRAZIL IN THE NEXT DIRECT- -ELIMINATION MATCH f Rinne yt اللوم مة CAPTAIN TSUBASA 1997 Xof f Rinne yt FIFA EM E E PROGRES PROGRES WORLD CUP 2026 ROUND OF32 OF 32, FIFA WORLD CUP 2026 JAPAN‎'‎‎.

Ngjashmëria u bë menjëherë “virale” në rrjetet sociale. Një komentues shkroi me humor: “Pra, ndeshja do të zgjasë 36 orë”, duke iu referuar ndeshjeve tepër të gjata në animim. Të tjerë ëndërrojnë një fund si në serial: “Ndoshta Japonia do ta fitojë Botërorin, ashtu si te Holly dhe Benji…”

Nuk munguan as batutat për skenat e famshme të serialit: “Tani më duhet të besoj edhe se fusha e futbollit është disa kilometra e gjatë”, duke ironizuar një nga tiparet më ikonike të animimit, ku fushat dukeshin pafund dhe aksionet zgjatnin pa fund.

The post Brazil–Japoni në Botëror, profecia e “Holly dhe Benji” u bë realitet! Rrjetet sociale shpërthejnë me reagime appeared first on Telesport.