Në merkaton e janarit në vitin 2020, Real Madrid bëri një goditje të bujshme në atë kohë, duke transferuar talentin brazilian, Reinier Hesus, nga Flamengo për 30 milionë euro.

Reinier në atë kohë i konsideruar një super talent si Vinisius Junior dhe Rodrigo Goes, por për fatin e tij të keq nuk pati dot rrugëtimin e tyre.

Gjatë këtyre pesë viteve, Reinier nuk ka luajtur asnjë ndeshje me Real Madrid. Fillimisht u huazua te Borusia Dortmund, më pas te Xhirona, pastaj te Frosinone dhe sezonin e kaluar te Granada.

“AS” raporton se Real Madrid po mendon shitjen e brazilianit këtë verë. Kontrata e tij skadon në fakt verën e vitit të ardhshëm, por klubi madrilen mund t’i ndërpresë kontratën në mënyrë të parakohshme dhe 23-vjeçari mund të largohet si lojtar i lirë. Vetë klubi mund të vendosë për ndërprerjen e kontratës së tij në mënyrë të parakohshme, duke i lejuar lojtarit të largohet si agjent i lirë.

FOTO: X/@realmadriden

The post Braziliani i talentuar nuk ka luajtur asnjë ndeshje te Reali, por tani do largohet appeared first on Alsat.