Pas humbjes ndaj Fiorentinës, bardhezinjtë shohin t’iu zbehen shanset për kualifikimin në Champions League, sezonin e ardhshëm. Sipas “Gazzetta dello Sport”, kjo mund të sjellë largimin e disa lojtarëve të rëndësishëm, mes tyre edhe Gleison Bremer.

Mbrojtësi brazilian ka deklaruar më herët se ndihet shumë mirë te Juventusi, por ka theksuar edhe dëshirën për të nisur të fitojë trofe, ndërsa mosha po avancon edhe për të. Në Premier League interesimi është rritur ndjeshëm, me Manchester United dhe Liverpool në vijën e parë.

Bremer ka kontratë deri në vitin 2029 dhe në marrëveshje ekziston një klauzolë prej 58 milionë eurosh, e vlefshme gjatë 10 ditëve të para të gushtit. Për klubet angleze, kjo konsiderohet një mundësi e favorshme.

Braziliani u ndëshkua me karton ndaj Fiorentinës dhe do të mungojë në derbin e fundjavës kundër Torinos. Megjithatë, e ardhmja e tij mbetet ende e hapur dhe gjithçka mund të vendoset pas fundit të sezonit.

The post Bremer, lamtumirë Juventus? Ja dy gjigandët e Premier League, në garë për brazilianin appeared first on Telesport.