I intervistuar nga “Corriere della Sera”, mbrojtësi brazilian i Juventus, Gleison Bremer, bëri një përmbledhje të këtyre muajve të parë me Luciano Spalletti në stol. Mbrojtësi i bardhezinjve tha: “Më pëlqen stili i tij i lojës”.
“Shpesh e kemi topin, kështu që luftojmë më pak. Herë pas here i them vetes: ‘Uau, as nuk e ndiej tendosjen e dëmtimit kështu’. Pas dy dëmtimeve, mendon se nuk mund të mbështetesh gjithmonë te forca dhe shpejtësia”, shtoi Bremer.
“Sot duhet të përfitosh edhe nga leximi mbrojtës: diçka në të cilën po përmirësohem, duke studiuar kundërshtarin, falë stafit të Juventusit që punon me video dhe një analisti ndeshjesh që më ndjek
Për ndeshjen që Juventus do të luajë nesër ndaj Benfikës në Champions League së Jose Mourinho, ai tha: “Ai është një trajner që ka fituar shumë: ekipet e tij janë inteligjente dhe të forta“.
The post Bremer vlerëson Spalletti: Më pëlqen stili i tij i lojës, nuk prisja të luaja kështu pas dy dëmtimesh appeared first on Telesport.
