Mot i paqëndrueshëm, me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima, erë të fortë dhe mundësi për paraqitje të breshrit, e pret vendin tonë. Paqëndrueshmëria do të jetë më e theksuar gjatë orëve të pasdites dhe në mbrëmje, kur priten stuhi lokale në disa rajone, përfshirë edhe rajonin e Shkupit.

Në kryeqytet parashikohen periudha me vranësira të dendura, reshje të përkohshme shiu dhe bubullima. Sipas meteorologëve, edhe pse vala kryesore e frontit të ftohtë pritet të arrijë nesër, pamjet më të fundit të radarit tregojnë se atmosfera tashmë është destabilizuar në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të vendit, ku janë regjistruar reshje intensive dhe aktivitet i fuqishëm elektrik.

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se nesër do të mbizotërojë mot relativisht i ngrohtë, por nga pasditja, gjatë natës dhe të premten do të ketë reshje të herëpashershme shiu. Në disa zona proceset atmosferike mund të jenë më intensive, me sasi reshjesh mbi 15 litra për metër katror dhe kushte për mot të lig me breshër.

The post Breshër dhe stuhi lokale! Moti bëhet i rrezikshëm në disa rajone të vendit appeared first on Alsat.