Peshëngritësi shqiptar Briken Calja është renditur në vendin e katërt në botë në stilin e shkëputjes, turne që po zhvillohet në Manama të Bahrein. Ai garoi në peshën 73kg, ku bëri në paraqitje të mirë, por pa mundur dot të fitojë ndonjë medalje.

Në stilin e shkëputjes, Calja u klasifikua në vendin e katërt, duke mbetur jashtë podiumit për vetëm 1kg. Ai nuk arrin të ngrejë shtangën në dy provat e para, duke dështuar me 152kg. Në provën e tretë, Calja tenton të ngrejë 153kg dhe ia del mbanë.

Vijon stili i shtytjes…

 

The post Briken Calja mbetet jashtë podiumit për 1kg, renditet i katërti në botë në stilin e shkëputjes appeared first on Telesport.