Aventura e saj prej tre muajsh e gjysmë në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” përfundoi në gjysmëfinale, por Brikena është rikthyer me plot dashuri tek njerëzit e saj më të shtrenjtë.

Pas daljes nga BBVA, ish-banorja është pritur me një ambient mjaft të ngrohtë dhe të mbushur me surpriza.

Përmes disa postimeve në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka ndarë pamje nga shtëpia, e cila ishte dekoruar e gjitha me tullumbace të bardha dhe dhjetëra fotografi të varura që reflektojnë momentet e saj.

Mes detajeve të veçanta në këtë pritje nuk ka munguar as festa e vonuar për ditëlindjen e saj të 26-të. Ndonëse ditëlindjen e festoi brenda shtëpisë javën që lamë pas, familjarët kishin përgatitur tullumbacet me numrin 26 si dhe tortën e mirëseardhjes me mbishkrimin e dedikuar për rrugëtimin e saj.

Gjithashtu, Brikena ka ndarë me ndjekësit edhe një detaj mjaft romantik nga dekorimet, ku shihet një fotografi e saj duke u puthur me partnerin, Mateo Borri, me të cilin ndau edhe fjalët e ndjera: “Besoj tek ti. Gjithmonë. Deri në fitore”.

Screenshot
Screenshot

The post Brikena mbërrin në shtëpi, kështu e pritën familja appeared first on Veriu.info.