Bruno Fernandes refuzoi një ofertë marramendëse prej 3.2 milionë eurosh në muaj nga Al Hilal për të qëndruar te Manchester United. Kapiteni portugez, afër ndeshjes së tij të 300-të me “Djajtë e Kuq”, ka mbetur besnik ndaj “Old Trafford”, pavarësisht interesit të madh nga Arabia Saudite.

Ai zbuloi se e kishte diskutuar ofertën me bashkëshorten: “Fola me familjen, sepse kudo që shkoj, ata vijnë me mua. Gruaja më pyeti nëse kisha arritur gjithçka që doja me Manchester United, gjë që më bëri të reflektoj”. Fernandes pranoi se ende ëndërron ta fitojë Premier League ose Champions League: “Nëse nuk e provoj, nuk do ta arrij kurrë”.

Mesfushori kërkoi edhe mendimin e Cristiano Ronaldos, duke shtuar se “ishte e rëndësishme të dëgjoja mendimin e tij”, por pa zbuluar çfarë i tha ai. Oferta do t’i sillte Manchester United rreth 100 milionë euro, por dëshira e Fernandes për të qëndruar ishte vendimtare. Me 299 ndeshje, 100 gola dhe 87 asiste, ai është kthyer në një figurë kyçe dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë moderne të klubit nga “Old Trafford”.

 

 

The post Bruno Fernandes bën zbulimin e pabesueshëm: Për Manchester United refuzova ofertën 3.2 milionë euroshe në muaj appeared first on Telesport.