Në një intervistë për “Canal 11”, Bruno Fernandes zbuloi një prapaskenë merkatoje nga vera e kaluar, kur Manchester United i propozoi mundësinë e transferimit në “Saudi Pro League”.

“Mund të kisha bërë si shumë të tjerë dhe të thoja: Dua të iki, mjaft, nuk stërvitem më, por nuk e kam bërë kurrë, – tha portugezi. – Nuk jam ndier kurrë në atë pozicion, sepse kam besuar gjithmonë se empatia dhe dashuria ime për klubin ishin reciproke. Por erdhi një moment kur, për ta, paratë u bënë më të rëndësishme se gjithçka tjetër”.

Ish-lojtari i Sporting Lisbonës shtoi: “Klubi donte që unë të largohesha, këtë e kam shumë të qartë. Ua kam thënë edhe drejtuesve, por mendoj se nuk patën guximin ta merrnin vërtet atë vendim”.

The post Bruno Fernandes: Manchester United donte të më shiste, por nuk e mori dot guximin appeared first on Telesport.