Bruno Fernandes po zhvillon një sezon fantastik me Manchester United në Premier League. Mesfushori portugez ka regjistruar 14 asiste, duke iu afruar rekordit të “Djajve të Kuq” për një sezon. Vetëm legjenda David Beckham ka bërë më mirë, me 15 asiste në një kampionat.
Performancat e tij kanë bindur drejtuesit e klubit që të përgatisin një kontratë të re dhe të përmirësuar, e cila sipas raportimeve të “Mirror” mund ta çojë pagën e tij deri në 400.000 paund në javë.
Megjithatë, e ardhmja e kapitenit në “Old Trafford” nuk do të varet vetëm nga paratë. Vendimi i tij pritet të lidhet ngushtë me objektivin madhor të klubit; kualifikimin në Champions League.
Në këtë fazë të karrierës, thuhet se paratë nuk janë motivimi kryesor për Fernandes. Pyetja mbetet: a do të qëndrojë ai te “Djajtë e Kuq”?
The post Bruno Fernandes pranë historisë, rekord asistesh dhe kontratë stratosferike në horizont appeared first on Telesport.
