Gianluigi Buffon, kapiteni legjendar i Italisë dhe aktualisht shef i delegacionit të kombëtares axurre, foli mbi të ardhmen e tij, kombëtaren dhe Serie A. Ai tha se dëshiron të bëhet drejtues sportiv i një klubi, pa përjashtuar as Juventusin dhe kombëtaren, duke theksuar se duhet të marrë parasysh çdo mundësi profesionale.
Buffon e vlerësoi Spallettin si zgjedhjen më të mirë për Juventusin, pas shkarkimit të Tudor: “Zgjedhja e Luciano mund të sjellë rezultatet që tifozët dhe klubi presin. Më vjen keq që nuk e pamë nga fillimi i sezonit, me përgatitjen dhe zgjedhjet e lojtarëve”.
Për shkarkimin e Tudor, tha: “Me të duket se ka pasur një problem empatie me drejtuesit. Duke lexuar gazetat, kjo është ajo që ka dalë, por të vërtetën e di vetëm ai që është brenda. Flas për empatinë me drejtuesit. Duke parë 2-3 intervistat e fundit që ka dhënë, mendoj për atë pas ndeshjes me Como”.
Për Gattuson te kombëtarja: “Zgjedhje spontane, funksionale për grupin”. Për sfidën ndaj Norvegjisë: “Vlen për autoritetin tonë në mars”. Buffon theksoi rëndësinë e trajnerëve të përshtatshëm për një klub dhe periudhë historike, duke vlerësuar gjithashtu Massimiliano Allegrin te Milani dhe rolin e tij në funksionimin e grupit. Ai nënvizoi se fazat e vështira, pas periudhave me fitore, kërkojnë kohë dhe drejtues të duhur.
The post Buffon “bekon” Spallettin te Juventusi: Zgjedhja më e mirë, Tudor nuk pati empati me drejtuesit appeared first on Telesport.

