Bujar Osmani: Kryetari i Gjykatës Kushtetuese duhet të japë dorëheqje menjëherë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe politikani shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, duke kërkuar dorëheqjen e tij të menjëhershme informon Tetovasot.

Përmes një postimi publik, Osmani thekson se kryetari i Gjykatës Kushtetuese me deklaratat e tij të fundit ka humbur kredibilitetin për të drejtuar një institucion kaq të rëndësishëm në një shtet multietnik.

“Sipas tij, me deklaratat e fundit ai ka humbur çdo kredibilitet për të udhëhequr edhe institucionin më të vogël në një shtet multietnik, e jo më institucionin që duhet të jetë garant i Kushtetutës dhe i barazisë”, ka shkruar Osmani.

Ai shton se qëndrime të tilla nuk mund të tolerohen në krye të institucioneve të shtetit.

“Shovinizmi nuk mund të tolerohet në krye të institucioneve të shtetit. Nëse nuk ndërpritet në fillesë, nesër mund të jetë shumë vonë”, ka theksuar Osmani në reagimin e tij.

Deklarata e Osmanit vjen në një kohë kur deklaratat e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese kanë nxitur reagime të shumta në opinionin publik dhe në skenën politike në vend.Tetovasot