Një sërë ankesash ia drejtuan bujqit e Kërçovës Ministrit të Bujqësisë Cvetan Tripunovski.

Arsyet për mos punimin e tokës, sipas bujqve, janë kushtet elementare si sistemi ujitjes, mos subvencionimi e çështje të tjera.

-Punë tjetër është se njerëzit tek ne nuk punojnë bujqësi pasi që nuk kemi kushte duhet të bëhen ndale të vogla për ta ujitur të gjithë fushën dhe për shkak të kësaj njerëzit nuk e punojnë të gjithë tokën në Lumin e Belicës.

-Aplikuam për çift bashkëshortorë të rinj bujq për makineri për të punuar tokën bujqësore i plotësuam të gjithë kriteret gjithçka ishte në bazë thirrjes dhe konkursit por pranuam një njoftim të shkurtër se ishim të refuzuar, dua të dijë pse nuk u pranua ai aplikim.

Ministri Tripunovski foli edhe për vonesat e pagesave të subvencioneve, disa prej të cilat për blegtorët kanë mbetur pa paguar që në vitin 2024.

Ne në këtë vit 2026 me sjellën e programit paguajmë subvencione nga vitit 2025 në përputhje me afatet që i kemi në mes të këtij viti kemi edhe një pjesë që janë nga viti 2024 të cilat ndoshta kanë qenë shtesë e kontrollit i cili duhej të zbatohet nga fillimi i sjelljes së programit për vitin 2026 deri më sot janë paguar 30 milionë euro dhe po përgatitet fletëpagesat edhe për pjesën tjetër të mbetur”, pohoi Cvetan Tripunovski – Ministër i Bujqësisë.

Në gjithë Maqedonin janë rreth 1500 oda bujqish të evidentuara. Pjesa më e madhe e bujqësisë janë të fokusuar në bletari, bagëti dhe kulturat bujqësore. Gjatë takimit që Ministri realizoi me banorët pati reagime dhe për banderolat që ishin vetëm në gjuhën maqedonase, ndërsa ministri kur u pyet nga mediat tha se gjuha maqedonase është gjuha e vetme zyrtare në vend.