Gazetar: Mihajllo Donev
Seri vjedhjesh në Shkup. Buletinet e policisë përplot me denoncime kundër hajdutëve. Vetëm në tre ditët e fundit, në kryeqytet janë regjistruar disa raste të vjedhjeve kurse kryesojnë veprat penale që janë kryer nëpër rrugët e qendrës së Shkupit.
“Më 24.09. në orën 22:10 në SPB Shkup, I.D. (21) nga Bogdanci ka denoncuar se rreth orës 21:15 në pjesën e Qendrës, një person ka përdorur forcë fizike për të marrë çantën e saj me portofol, dokumente personale dhe gjësende të tjera. Një ditë më parë, në orën 20:42 në SPB Shkup, D.G. (21) nga Republika e Turqisë ka denoncuar se rreth orës 18:15 në pjesën e Qendrës, një person ka përdorur forcë fizike për të vjedhur çantën”, thonë nga MPB.
Ministria e Brendshme thotë se prania e policisë në terren është rritur pas këtyre ngjarjeve, megjithatë, vjedhjet në kryeqytet ndodhin edhe në kafene. Më herët këtë muaj, në Shkup, pati edhe vjedhje në varrezat e qytetit.
“Më 21 shtator në orën 22:05, E.K. (23) nga Shkupi denoncoi në polici se rreth orës 20:40 tek sa ishte ulur në një objekt gastronomik në Qendër, një e mitur duke udhëtuar me skuter elektrik ia ka marrë çantën me portofol dhe gjësende personale. Më 17 shtator, katër banorë të Shkupit u arrestuan pasi vodhën bust bronzi nga varrezat e Butelit”, thonë nga MPB.
Përveç rasteve të vjedhjeve në rritje në Shkup, buletini i Ministrisë së Brendshme është plot edhe me raste dhune, përfshirë rastin e gruas 28-vjeçare në lagjen Gjorçe të Shkupit e cila tentoi të vriste gjyshen e burrit të saj me të cilën jetonin në bashkësi familjare. Ministria e Brendshme siguron se po i ndjek rastet dhe po punon për zgjidhjen e tyre kurse Prokuroria tashmë ka lëshuar urdhër hetimi për incidentin në Gjorçe, për veprën penale “tentativë për vrasje”./Alsat.mk
The post Buletini i MPB: Rritje e numrit të vjedhjeve në qendër të Shkupit appeared first on Alsat.
