Kryetari i Butelit, Darko Kostovski, njoftoi se kopshtet në Butel 1 dhe Butel 2 janë drejt përfundimit, ndërsa për kopshtin në Vizbeg janë siguruar fondet. Sipas tij, projektet synojnë të zgjidhin problemin e listave të pritjes për fëmijët parashkollorë.

“Tre kopshte të reja për fëmijë në Komunën e Butelit janë bërë realitet. Kopshtet në Butel 1 dhe Butel 2 janë në fazën përfundimtare, ndërsa për kopshtin e ri në Vizbeg është siguruar financimi në bashkëpunim me Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë. Me ndërtimin e këtyre tri kopshteve do të tejkalojmë plotësisht problemin e listave të pritjes për fëmijët e moshës parashkollore, duke ofruar kushte më të mira dhe kujdes të sigurt për çdo fëmijë. Ndërtojmë për më të vegjlit. Ndërtojmë për të ardhmen e Butelit”, ka shkruar Kosotovski.