Vizbeg, Bulevardi Bosnjë dhe Hercegovinë, Çair, Tophanë, Autokomandë (vetëm zona e lartë), Zhelezarë dhe Butel 1, nga sonte në mesnatë do të kenë ndërprerje të ujit, transmeton TV21. Siç bëjnë të ditur nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup, ndërprerja e ujit do të bëhet për shkak se janë planifikuar aktivitete për realizimin e një lidhjeje kryesore të ujësjellësit dhe montimin e një valvule rregulluese me gjilpërë.
“Aksioni është planifikuar për datën 31 Maj (e shtunë), duke filluar në orët e para të mëngjesit, kur të gjitha ekipet do të jenë në vendet e caktuara.
Pritet që ky aksion të përfundojë për më pak se 15 orë, nga të cilat pjesa më e madhe do t’i dedikohet zbrazjes dhe mbushjes së gypit kryesor.
Me këtë rast, do të ketë ndërprerje të pjesshme të furnizimit me ujë në zonat: Vizbeg, Bulevardi Bosnjë dhe Hercegovinë, Çair, Tophanë, Autokomandë (vetëm zona e lartë), Zhelezarë dhe Butel 1″, thonë nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi-Shkup.
