Barcelona është shpallur kampione e La Liga-s për të dytin vit radhazi nën drejtimin e Hansi Flick, duke fituar titullin me lehtësi pasi Real Madridi u dorëzua në javët e fundit. Në nëntor, Barça ishte 4 pikë pas Realit, pas “El Clásico” në “Bernabéu”, por bëri përmbysje të madhe, siguroi edhe trofeun e dytë të sezonit pas Superkupës së Spanjës.
Një rol të rëndësishëm në këtë sezon e ka pasur João Cancelo, i cili u bashkua në huazim në janar për të forcuar mbrojtjen katalanase. Ai ka hyrë në histori si lojtari i parë që fiton 4 ligat kryesore europiane: Premier League me Manchester City, Serie A me Juventusin, Bundesliga me Bayern Munich dhe La Liga me Barcelonën.
Ai ka edhe trofe të tjerë si Champions League, “FA Cup”, “Coppa Italia” dhe “Nations League”. Cancelo ka kontratë deri më 30 qershor dhe duhet të kthehet tek Al Hilal, ndërsa e ardhmja e tij te Barça mbetet e pasigurt.

The post Cancelo hyn në histori, askush tjetër si ai në futbollin europian appeared first on Telesport.
