Fabio Capello, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, komentoi fitoren e “Djallit” kundër Napolit: “Milani është tashmë skuadër, ka shpirtin dhe vendosmërinë e të mëdhenjve. Gjithçka lind nga lojtarët më të fortë e karizmatikë, si Modric dhe Rabiot. Janë shembull për shokët dhe i tërheqin tifozët”.
Në aspektin taktik, Capello u ndal te shpejtësia dhe cilësia e kundërsulmeve: “Milani po fiton falë edhe një Pulisic mbresëlënës, i cili nis gjithmonë në vertikale dhe e sheh portën si pak kush. Napoli u përpoq të bënte lojën, por ishte shumë i ngadalshëm dhe Milani shfrytëzoi hapësirat”.
Megjithatë, ai nuk u shpreh i zhgënjyer nga skuadra e Contes: “Më mbetet përshtypja se është një skuadër më e plotë se Milani, pavarësisht humbjes”. Capello përmendi mungesat e Buongiornos, Rrahmanit, Spinazzolës dhe faktin që Højlund nuk është Lukaku: “Me rikuperimin e të gjithëve, Napoli mbetet një ekip i nivelit të lartë. Sipas meje, ekziston një pasiguri e madhe, Kevin De Bruyne”.
The post Capello flet me siguri: Milani është për titull, ka shpirtin dhe vendosmërinë e të mëdhenjve appeared first on Telesport.