Një barazim i mërzitshëm 0-0 për Juventusin në fushën e Club Brugge, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 7-të dhe parafundit të fazës së grupit të Champions League. Duke komentuar paraqitjen e bardhezinjve në Belgjikë, Fabio Capello u shpreh kështu për “Sky Sport”:

“Zero goditje në portë, një tentativë, por shumë zotërim topi… Të paktën për gjithë pjesën e parë. Në të dytën provuan të bënin diçka më shumë. Nuk e kuptova pse Vlahovic nuk u fut më herët në lojë. Dhe mbi të gjitha, Juventusi kroson pak. Shikoj si luan Manchester City dhe, ok, kanë Haaland, por e kërkojnë krosimin.

Juventusi, përkundrazi, provon me topin në këmbë, me pasime dhe driblime të ngushta. Duhet të gjejnë një zgjidhje dhe kjo është detyrë e trajnerit. Të shohim nëse Kolo Muani mund të bëjë më shumë, por si gjithmonë Juventusi krijon pak”.

The post Capello: Pse Vlahovic nuk u fut më herët në lojë? Si gjithmonë, Juventusi krijon pak appeared first on Telesport.