“E prisja prej kohësh këtë rinovim. Do ta shpërblej besimin e klubit në mënyrën më të mirë të mundshme”, – deklaroi Carlos Augusto pas daljes nga selia e Interit.

Klubi zikaltër konfirmoi zyrtarisht zgjatjen e kontratës së mbrojtësit brazilian, të lindur në vitin 1999, deri më 30 qershor 2031. Sipas raportimeve, marrëveshja përfshin edhe rritjen e pagës, e cila pritet të jetë rreth 3 milionë euro në sezon.

Rinovimi është shpërblim për paraqitjet e tij këtë sezon, për vazhdimësinë dhe nivelin e treguar. Augusto është vlerësuar si mbrojtësi më i mirë i Interit. Për t’i krijuar hapësirë, Chivu ka lënë herë pas here pushim Dimarcon ose ka zhvendosur Bastonin në qendër të repartit defensiv.

Performancat në Serie A dhe Champions League i siguruan brazilianit edhe një ftesë nga kombëtarja e Brazilit. Pas rinovimit të tij, Interi synon të sistemojë kontratat e Calhanoglu, Dimarco, Thuram dhe Bastoni, të cilët kanë marrëveshje deri në vitin 2027 ose 2028.

 

The post Carlos Augusto rinovon deri më 2031: Do ta shpërblej besimin e klubit duke dhënë gjithçka appeared first on Telesport.