Pas fitores 1-0 ndaj Chelsea, skuadra e Manchester United përgatitet për ndeshjen e radhës ndaj Brentford në Premier League. “Djajtë e kuq” janë ende në vendin e tretë dhe të kualifikuar për momentin në Champions League, por trajneri Michael Carrick shprehet se ka ende rrugë.
“E kam thënë shumë herë se më pëlqen të jem këtu, më pëlqen roli në të cilin jam. Kemi pasur disa rezultate të mira dhe jemi në një formë të mirë. Ka shumë për të bërë. Ende duam të vazhdojmë të përmirësohemi, ndaj do të shohim”, tha Carrick në lidhje me të ardhmen e tij.
“Më pëlqen të jem këtu. Është një privilegj i vërtetë të jem në pozicionin që jam, por të lulëzoj me përgjegjësinë që kemi marrë”, shtoi Carrick, që me dy fitore të tjera mund të sigurojë matematikisht kualifikimin në Champions.
Më tej, ai foli për gjendjen e Patrick Dorgu, i cili po bën përparim të mirë në rrugën e tij drejt rikuperimit dhe po i afrohet rikthimit: “Ai po punon për t’u rikthyer, po bën përparim të mirë dhe është rikthyer më afër stërvitjes me ne, gjë që është pozitive. Kjo është fantastike. Kjo vlen edhe për Leny Yoro“.
The post Carrick mesazh klubit: Më pëlqen puna tek United, privilegj të jem në këtë pozicion appeared first on Telesport.
